Zhaklina Dhimojani dhuron shtretër spitalorë dhe autoambulanca për Ministrinë e Shëndetësisë

Shqipëria

Zhaklina Dhimojani dhuron shtretër spitalorë dhe autoambulanca për Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Zhaklina Dhimojani

Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler vijon kontributin e saj në ndihmë të institucioneve shqiptare për përballimin me sukses të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Ajo ka dhuruar 40 shtretër dhe orendi të tjera spitalore, autoambulancë, gjashtë furgona, dy zjarrfikëse dhe pajisje informatike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjesti është vlerësuar shumë nga Ambasada Shqiptare në Zvicër. Përmes Këshilltarit të saj në Bernë, z.Valon Gashi, Ambasada shprehu mirënjohjen për familjen Blättler, “e cila gjatë këtyre viteve nuk ka reshtur së ndihmuari institucione të ndryshme shqiptare dhe njëkohësisht vijon të kontribuojë në promovimin e artit e kulturës shqiptare në Zvicër”.

Vetë znj. Dhimojani Blättler, u shpreh në rrjetet sociale se prej kohësh ka kontribuar modestisht për të ndihmuar Himarën dhe Shqipërinë dhe falenderoi bashkëshortin Stefan Blättler për mbështetjen e këtyre nismave humanitare. Në shtator të këtij viti familja Blättler dhuroi respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Image

Zhaklina Dhimojani Blättler është e njohur për rolet e saj në filmat e para viteve ’90. Ajo ka jetuar prej thuajse 30 vitesh në Itali e Zvicër. Pikërisht në Bernë, është drejtuese e Sektorit të Marrëdhënieve me Ballkanin pranë “PPCE”, zyrë konsulence e fokusuar në çështjet e sigurisë publike dhe private, kulturës dhe turizmit.

Që nga zgjedhjet e qershorit 2019, Znj. Dhimojani Blättler është anëtare e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake. Pas përvojës së saj të gjatë jashtë vendit ajo dëshiron të kontribuojë për zhvillimin e Bregut dhe gjithë Shqipërisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat