U shoqërua në komisariat, gazetari: Policia po përpiqet të fshehë efektivin që më dhunoi

Shqipëria

U shoqërua në komisariat, gazetari: Policia po përpiqet të fshehë efektivin që më dhunoi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Xhoi Malësia

Gazetari i RTV Ora Xhoi Malësia, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 2 në Tiranë teksa ishte duke bërë detyrën e tij, ishte sot i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora të Arjola Shehut dhe Arjon Muça rrëfeu gjithçka ndodhi.

Sipas tij, ai ka qenë duke kryer punën e tij kur është shoqëruar dhunshëm nga efektivët e policisë.

“E vërteta është që pas ditës sime të punës kam qenë në një seancë stërvitore në sallën sportive “Fahrije Hoti”. Është shumë pranë 21-shit. Duke u kthyer për në shtëpi kam vënë re që po ndodhte një trazirë dhe instikti i gazetarit, që nuk ka orar si punë, të paktën kolegët e kuptojnë diçka të tillë, më bëri të nxjerr celularin dhe të filmoj.

Fillimisht kam parë që ndaj Komisariatit nr.2 po qëllohej me gurë. E kam filmuar pjesërisht skenën dhe i kam nisur materialet te një grup WhatsAppi që mbajmë për të komunikuar me njëri-tjetrin. Pas kësaj policia ka reaguar edhe protestuesit janë shtyrë drejt kryqëzimit të 21-shit ku kanë thyer edhe semaforë, tabela rrugore dhe çfarë tjetër ju vinte përpara. I kam filmuar dhe i kam dërguar sërish. Po dokumentoja ngjarjen.

Faktin që ata kërkojnë bexhin më vjen turp se në momentin që unë bërtas sa forcë ka shpirti dhe kordat e mia vokale që jm gazetar. Dhe minimalisht të mos kërkosh një kartë identiteti dhe të mnë fyesh nga familja dhe të qëllosh në fytyrë është krim. Dhe kërkesa që kam ditën e sotme, efektivi dhe veçanërisht efektivi që më ka qëlluar në brendësi të komisariatit, ku shpresoj të ketë kamera, e të zbardhet e vërteta. Policia po mundohet ta fshehë individin. Unë nuk kam asgjë me policinë. Policët janë vëllezërit dhe motrat e mia. Mund të kem bërë mbi 10 emisione ku unë ankohem për pagat që nuk marrin, pagat suplementare, duke i lënë pa këpucë dhe detyrohet qeveria gjermane ti pajisë me këpcë. Unë kam bërë gjithë këto emisione kjo tregon që unë nuk kam asnjë gjë me efektivët. Është e turpshme ta mendosh!

Aty ka ndodhur një turp i madh. Efektivit në fjalë unë i kam thënë jam gazetar dhe që po bëni gabim. Fjalët që janë nxjerrë nga goja e tij, nuk janë të denja… Të paktën ai njeri nuk është as polic, nuk ka as burrëri. Pra nuk njeh as ligj, as kanun. Një burracak që duhet të dalë e të kërkojë ndjesë. Është minimumi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat