Nasto: Nga protestuesit është paralajmëruar se do të protestohet edhe pas dorëheqjes së Lleshajt

Shqipëria

Nasto: Nga protestuesit është paralajmëruar se do të protestohet edhe pas dorëheqjes së Lleshajt

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:32
Pamje nga protesta

Sot në të gjithë rrugët e Tiranës është protestuar në shenjë pakënaqësi ndaj policisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Ndërkohë pak minuta pasi edhe kishte filluar protesta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kishte dhënë dorëheqje.

Kjo ishte edhe ndër kërkesa kryesore të protestuesve.

Por, edhe pas kësaj sipas kryedaktores së UTV Evis Nasto, do të vazhdohet të protestohet edhe ditëve në vijim.

“Ka disa orë që ka përfunduar. Diku rreth orës 20:00, e mbrëmjes. Ka nisur diku rreth orës 17:45. Ka qenë një pasdite e vonë shumë intensive. Një guerilje e vërtëtë. Për dallim nga një ditë më parë, sot ka pasur protesta thuajse në secilën zonë të Tiranës”.

“Kanë qenë protesta që kanë përfshirë, rrugën e “Durrësit”, “Myslym Shyrin”. Nuk ka pasur protesta vetëm para Ministrisë së Brendshmë apo kryeministrisë si ndodhi një ditë më parë. Dhe ka pasur edhe akte vandalë të ndryshme që kanë sjell edhe bllokimin e trafikut dhe qarkullimit në Tiranë për shkak se objektet që janë thyer ose iu është vënë flaka janë vënë dhe në mës të rrugëvë”.

“E gjitha kjo si revoltë e qytetarëve ndaj policisë dhe mirëfilli ndaj ministrit të Brendshëm, kishte pak minuta pasi kishte filluar protesta dhe u njoftua për dorëheqjen e tij.  Për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama. Tani vihet në pikëpyetje se kundër kujt do të protestohet se kundër kujt do të protestohet, pasi është paralajmëruar që do të protestohet edhe në ditët në vijim”.

Nasto në një lidhje direkte për Edicionin Special dha detaje edhe për të lënduarit nga protesta dhe gjendjen e tyre.

Ajo theksoi se ka disa persona të shoqëruar në polici, kurse tre janë arrestuar si organizator të protestës së djeshme.

“Së fundi Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë shtatë përsona që janë lënduar. Në mesin e tyre pesë policë dhe dy protestuar. Janë të lënduar por kjo në rrezik për jetën. Në rrezik mbetet gjendja e policit që u lëndua dje, i cili ka probleme me shikimin. Pra, diagnoza është e rëndë. Janë 16 policë që janë të lënduar. Në ndërkohë ka edhe disa të shoqëruar në polici, nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Ka edhe të mitur nën moshën 18 vjeç. Janë arrestuar edhe tre persona si organizator të protestës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat