Nëna e Klodianit tregon se si i kumtua lajmi në orën 4 të mëngjesit për vdekjen e të birit

Shqipëria

Nëna e Klodianit tregon se si i kumtua lajmi në orën 4 të mëngjesit për vdekjen e të birit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:51
Klodian Rasha

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Klodian Rashës së bashku me ministren Elisa Spiropali.

Nëna e Klodianit tregoi se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë.

E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë, por pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën.

E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.

Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat