Drejtësi për Klodjanin/Zhvendoset protesta, qytetarët ngjiten në shkallët e Kryeministrisë

Shqipëria

Drejtësi për Klodjanin/Zhvendoset protesta, qytetarët ngjiten në shkallët e Kryeministrisë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Protesta në Shqipëri

Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit, Klodian Rasha janë zhvendosur te Kryeministria.

Shumë qytetarë janë ngjitur në dyert e Kryeministrisë, por pa krijuar përplasje.

Ata kanë vijuar thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, ndërsa nuk i ka penguar për kauzën e tyre as shiu që ka nisur të bjerë në kryeqytet .

Kujtojmë se Klodian Rasha u vra mëngjesin e 8 dhjetorit nga një efektiv policie për shkak se kishte thyer aktin normativ kundër Covid-19 dhe nuk i ndaloi patrullës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat