Ja si lindi përplasja e përgjakshme mes Klodian Saliut dhe Lul Berishës

Shqipëria

Ja si lindi përplasja e përgjakshme mes Klodian Saliut dhe Lul Berishës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:05
Klodian Saliu dhe Lul Berisha

Klodian Saliu u ekzekutua me armë zjarri më datë 26 shkurt të vitit 2005, në segmentin Durrës-Maminas. Për këtë vrasje akuzohen Indrit Taullau, Luftar Reçi, Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha, i cili ishte urdhëruesi.

Nga këto goditje me armë zjarri Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos Osman Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Si u kthye Klodian Saliu në armikun e përbetuar të Lulzim Berishës

Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2003, banda e Durrësit drejtohej nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Shkaku i armiqësisë së tyre ishte Marseli i doganave.

Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu i bëjnë atentat punonjësit të doganës Marsel Sotira, pasi ky po iu sillte pengesa në trafikun e drogave. Sotira i shpëton atentatit dhe vret dy anëtarë të “Bandës së Durrësit”. Që prej asaj kohe lëvizte me automjet të blinduar dhe ishte shumë i kujdesshëm.

Berisha dhe Saliu i vunë qëllim vetës që do e ekzekutonin dhe bënë një plan si nëpër filma. Fatjoni përdori si karrem të dashurën e tij, që njihej si “Miss Skrapari”. Vajza duhej të joshte Marsel Sotirën. Ajo nuk pranon, por kërcënohet nga Klodiani. Kështu që e reja, nis ta joshë punonjësin e Doganës. Kur vajza e nxjerr në pritë, Sotira ekzekutohet me 271 plumba.

Këtu ndodh tradhtia e parë

Në vrasjen e Sotirës, Klodian Saliu zbulon se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Pasi bëjnë atentatit, Indrit Taullai dhe Klodjan Saliu kishin kërkuar për Lulin, por ai kishte ikur. Pas vrasjes Klodiani shkon në Itali dhe ngjarja lihet pas dore, por kur vjen në Shqipëri i rikthehet sërish historisë së braktisjes nga Lulzim Berisha ditën që u vra Marseli i doganave. Aty kupton qe Lul Berisha ia kishte me të futur.

Krisja e dytë

Në vitin 2003, banda u nda në dy celula, njëra drejtohej nga Lul Berisha dhe tjetra nga Klodian Saliu, por biznesi i drogës i afron. Ata bashkojnë paratë për të blerë 15 kg heroinë tek dy turq. Turqit i mashtrojnë. Ata sollën vetëm 3.5 kg heroinë të pastër, pjesa tjetër ishte zhavorr. Heroina e pastër u përvetësua nga Klodian Saliu, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot.

Përplasjet në dukje të vogla kulmuanpas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, i cili kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha. Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, ishin pjesë e grupit të Klodian Saliut. Vrasja e Klodian Saliut, solli hakmarrjen dhe serinë e atentateve që kishin si shënjestër ekzekutimin e Lulzim Berishës.

Indrit Dokle kërkonte medoemos hakmarrjen ndaj Lul Berishës. Adriatik Coli, në dëshmitë e tij para prokurorëve në vitin 2009, ka pohuar se Indritit të Vogël, kishte nisur t’i pëlqente vetja.

“Indritit të vogël filloi t’i pëlqente vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër. Një ditë, te muzeu shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altinin. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhamin e makinës dhe i tha: ‘Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se je i vogël’. Indriti i kishte thënë se nuk të shava.”, ka dëshmuar Adriatik Cole për Prokurorinë.

“Pasi kaluan 40 ditë nga vrasja e Klodian Saliut, kishim vendosur të hakmerreshim dhe të vrisnim Lulzim Berishën. Dritan Dajti në atë kohë ishte një ndër personat më të shumëkërkuar nga Drejtësia kërkoi një shumë prej 50 mijë eurosh si paradhënie, por nuk është rënë dakord”-është shprehur Coli, teksa ka shtuar se ata nuk kanë rënë dakord për shkaqe që nuk ka mundur t’i sqarojë para Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat