Shiu përmbyt rrugicat në lagjen ‘Kala’ në Elbasan, banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë

Shqipëria

Shiu përmbyt rrugicat në lagjen ‘Kala’ në Elbasan, banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Pamje nga video

Reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problemet në lagjen turistike ‘Kala’ të Elbasanit. Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve ka treguar problematikat e lagjes duke i shoqëruar dhe me pamje live.

Edisona Skënderi për Ora News: Vendi këtu është kthyer në një problem shumë serioz jo vetëm për banorët e lagjes por dhe për qytetin e Elbasanit, pasi siç dihet tashmë është një lagje historike e cila mirëpret vazhdimisht turistë.  

Kanë mjaftuar vetëm pak reshje që të shndërrohet në një vend i pakalueshëm.



Problem në  këtë rrugicë nuk është vetëm rruga e cila është e mbushur me gropa por një problem tjetër është dhe mosmirëmbajtja dhe pastërtia pasi është vetëm pak metra larg nga hyrja ku është dhe porta e kalasë. Zona është e mbushur me gërmadha që prej vitesh nuk pastrohen.

Banorët e kësaj lagje kërkojnë ndërhyrjen nga bashkia jo vetëm për investim në infrastrukturën rrugore por dhe në pastrimin  dhe eliminimin e këtyre mbetjeve, raportoi Skënderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat