PD denoncon skandalin e ri me fondet e rindërtimit: Godinat te ‘5 maji’ kthehen në zyra luksi

Shqipëria

PD denoncon skandalin e ri me fondet e rindërtimit: Godinat te ‘5 maji’ kthehen në zyra luksi

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Jorida Tabaku

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një deklaratë për mediat ka denoncuar skandalin e ri me fondet e rindërtimeve.

Tabaku shprehet se 5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë.

Jorida Tabaku:  5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki.  Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile.  

Fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë. Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti.  

Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat