Van Gerven Oei: Nuk kemi plotësuar kushtet, disa vende do ta kundështojnë hapjen e negociateve

Shqipëria

Van Gerven Oei: Nuk kemi plotësuar kushtet, disa vende do ta kundështojnë hapjen e negociateve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
Vincent Van Gerven Oei, publicist

I ftuar në Tempora, Vincent Van Gerven Oei, publicist, u shpreh se vendi ynë nuk ka plotësuar shumicën e kushteve të vendosura për negociatat.

Van Gerven Oei: Shoh që do te kemi një Këshill të Emërimeve në Drejtësi të ri. KED-ja që kemi sot, nuk është në fuqi të plotë dhe mbase do të ishte më mirë që të presim atë të renë me fuqi të plotë.

Hapja e negociatave është një çështje politike. Kriteret do të gjykohen në mënyrë politike. Në aspektin politik kemi Bullgarinë që bllokon procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe ne jemi të lidhura me Maqedoninë.

Vendi ynë nuk ka plotësuar shumicën e kushteve të vendosura. Nuk është plotësuar reforma zgjedhore dhe reforma në media. Atëherë do të ketë disa parlamenteve në Evropë që mund ta kundërshtojnë hapjen  e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat