Qeveria greke ashpërson masat në pikën kufitare të Kakavijës

Shqipëria

Qeveria greke ashpërson masat në pikën kufitare të Kakavijës

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Kakavijë

Duke filluar nga dita e hënë në pikën kufitare të Kakavijës personat që do dalin pozitivë në testet shëndetësore nuk do të lejohen të hyjnë në territorin helen.

Sipas njoftimit të bërë publik në mediat greke, kjo masë merret për të mbrojtur shendetin publik në shtetin fqinj.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me COVID-19 nëse tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitivë në kontrollet e palës greke në Kakavijë karantinoheshin 14 ditë.

Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot më Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat