Zbardhet vendimi për rimbursimin e barnave për Covid

Shqipëria

Zbardhet vendimi për rimbursimin e barnave për Covid

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Shqipëri

Zbardhet vendimi për rimbursimin e medikamenteve për  personat e prekur me Covid dhe që ndiqen në banesë.

Sipas urdhërit të datës 19 Nëntor, të gjithë të prekurit me Covid-19 dhe që kanë një gjëndje të lehtë deri të mesme të sëmundjes, do të ndiqen në banesë dhe do të përfitojnë rimbursimin e ilaçeve dhe vitaminave në vlerën e 1650 Lekë deri në 10.900 Lekë. Urdhri i siguruar nga Tv Klan rendit edhe barnat e përcaktuara për trajtim. Një i prekur në formën e lehtë do të marrë paracetamol, aspirinë, ibuprofen, vitaminë D, vitaminë C, azitromicinë dhe levofloxacin.

Ndërsa një rast i moderuar, përveç antibitiotikëve dhe vitaminave mund të marrë edhe dexamethason 0.5  mg dhe  antikoagulant apixaban 5 mg (xarelto) dhe rivaroxaban 15 mg (xarelto). Dy të fundit merren vetëm në rastin kur personi i prekur me Covid ka sëmundje bashkëshoqëruese. Të dy skemat e trajtimit të pacientëve me Covid do të përfitojnë ilaçe falas vetëm për një muaj.

“Mjeku i familjes pasi të ketë zgjedhur kategorinë Sars Cov-2 si dhe diagnozën Covid-19 formë e lehtë ose e mesme sipas udhëzimit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion të Covid-19 do të bëjë përshkrimin e barnave siç përcaktohet në udhëzim. Kohëzgjatja maksimale e trajtimit do të jetë jo më shumë se 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Në vend janë afro 20 mijë raste aktive pozitiv Covid. Më shumë se gjysma janë në kryeqytet, e ndjekur më pas nga Fieri, Durrësi, Korça dhe Vlora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat