Neglizhenca në mjekim, ja çfarë parashikon drafti për kodin e ri penal

Shqipëria

Neglizhenca në mjekim, ja çfarë parashikon drafti për kodin e ri penal

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 08:07
Ilustrim

Drafti i propozuar nga ekspertët që parashikon ndryshime në Kodin Penal, është ndalur edhe në pjesën me të ndjeshme aktuale siç është edhe mjekimi i pakujdesshëm, që prek kryesisht bluzat e bardha .

Kodi aktual ka të parashikuar se kur neglizhenca e profesionistit ka rrezikuar jetën e personit apo ka dëmtuar shëndetin e tij, të dënohet me gjobë deri në 1 vit burg, ndërsa kur ka sjellë si pasojë vdekjen e pacientit, dënimi shkon deri në 2 vjet.

Në draftin aktual ekspertët kanë rritur marzhin e dënimit nga 2 deri në 8 vjet për për profesionistët mjekësor, kur kanë shkaktuar vdekjen, ndërsa e kanë konsideruar kundravajtje penale dhe kanë parashikuar dënime nga gjobë deri ne një vit burg kur kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin e pacientit.

Në ndryshim nga kodi aktual ekspertët kanë kërkuar që për profesionistët mjekësor mjekë apo inferimerë në të dyja rastet dënimi të shoqërohet me heqjen e të drejtës për ushtrim të profesionit. Gjithashtu ashpërsim të dënimit është parashikuar dhe ne rastin e ndërprejes së shtatzanisë. Ne kodin aktual dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzënisë një gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në draftin aktual është parashikuar që kur mjetet për ndërprerjen e shtatzënisë jepen nga personeli mjekësor, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet dhe shoqërohet me dënimin plotësues të heqjes të së drejtës të ushtrimit të profesionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat