Superstrada e vdekjes/ Lezhë-Milot makth për banorët, mungesa e sinjalistikës shkakton dhjetra humbje jete

Shqipëria

Superstrada e vdekjes/ Lezhë-Milot makth për banorët, mungesa e sinjalistikës shkakton dhjetra humbje jete

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 07:44
Lezhë-Milot

7 aksidente, 2 viktima dhe 7 të plagosur, është bilanci i rëndë në superstradën Lezhë-Milot vetëm gjatë muajt nëntor.
Kjo situatë e ka kthyer rrugën në makth për banorët e zonës dhe për drejtuesit e automjeteve.

Shumica e aksidenteve ndodhin natën dhe viktimat kryesisht janë ose këmbësorë ose drejtues motoçikletash.
Në të dy krahët e rrugës, zona është e banuar, por mungojnë kushtet e sigurisë për këmbësorët, pasi nuk ka asnjë mbikalim dhe ndriçim.

Në pika të caktuara të saj rruga ka kryqëzime të rrezikshme dhe ndërprerje nga rruga dytësore në dyja anët e superstradës.
Specialisti i sigurisë rrugore Ernest Marku thotë se rruga ka mangësi të mëdha në elementët e sigurisë.

“Janë edhe elementë të tjerë të rrugës që kanë të bëjnë me ndriçimin, me mbikalimin e këmbësorëve, me rrotullimin, me korsitë e veçanta për drejtuesit e tjerë të motorçikletës.”

Por edhe drejtuesit e mjeteve e këmbësorët, bëhen herë-pas here shkak për aksidente.

“Difekti më i madh është te edukimi i këtyre drejtuesve të motomjeteve, biçikletave, apo edhe këmëbësorëve.”
Që prej ndërtimit të saj e deri më tani superstrada Lezhë-Milot ka marrë me dhjetra jetë njerezish, çka e dëshmojnë dhe lulet e lapidaret e vendosura në përkujtim të viktimave thuajse në çdo kilometër të këtij segmenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat