Ashpërsimi i ligjit për dhunën në familje: Nuk zgjidh problemin, shton problemet sociale

Shqipëria

Ashpërsimi i ligjit për dhunën në familje: Nuk zgjidh problemin, shton problemet sociale

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Ilustrim

Pak javë me parë kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjit për dhunën në familje, të cilat kanë ashpërsuar masat për dhunuesin. Por juristët janë të mendimit se këto ndryshime do të shtojnë problemet sociale.

Ndryshimet në ligjin për dhunën në familje jo vetëm nuk e zbutin fenomenin por do të krijojnë probleme të shumta sociale.

Ky është mendimi i juristëve sa i takon ashpërsimit të këtij ligji, i cili parashikon mes të tjerave që dhunuesi do të largohet menjëherë nga shtëpia, por nuk e përcakton se ku do të strehohet.

“Jo të gjithë kanë mundësi të kenë një banesë sekondare, mund të jetë banesë e ndërtuar me mundin e viteve. I bie që banesa e dytë sekondare të jetë burgu”.

Avokati, Erion Kullolli, thotë se shkaqet e dhunës janë kryesisht ato ekonomike dhe parashikimi në ligj që dhunuesi duhet të ndjekë kurse rehabilitimi ose programe psikosociale në Shqipëri thuajse është i pamundur.

“Në realitetin shqiptar ky ligj në praktikë është shumë i vështirë për tu implementuar”.

Juristët mendojne se ashpërsimi i ligjit është një strategji e gabuar, e cila deri tani nuk ka dhënë rezultate.

“Nuk do të zgjidhë situatën. Shkaktar kryesor i dhunë në familje është gjendja ekonomike.”

Ndonëse vit pas viti Shqipëria ka ndryshuar kuadrin ligjor për ndëshkim më të ashpër dhunuesve në familje, sërish shifrat flasin për një fenomen në rritje.

Vetëm gjatë këtij viti janë denoncuar në polici 4300 raste të dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat