Basha: Hysenbelliu do mbetet shembulli i njeriut kurajoz e të drejtëpërdrejtë

Shqipëria

Basha: Hysenbelliu do mbetet shembulli i njeriut kurajoz e të drejtëpërdrejtë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Kryetari Basha

Edhe Kryetari Basha përcolli mesazh ngushëllimi për ndarjen parakohe nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Ai ka shkruar se është i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë.

Postimi në facebook

Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News.

Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24”.

Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat