Një ditë pas ekzekutimit të 27-vjeçarit në Vlorë/ Banorët: E njihnim për njeri të mirë, dëgjuam të shtëna, s’të qëllon njeri kot

Shqipëria

Një ditë pas ekzekutimit të 27-vjeçarit në Vlorë/ Banorët: E njihnim për njeri të mirë, dëgjuam të shtëna, s’të qëllon njeri kot

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Benjamin Bezhani

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vlorë ku është ekzekutuar me armë zjarri një 27 vjeçar.

Banorët janë shprehur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta ku kanë dëgjuar tre të shtëna.Ndër të tjera ato shprehen se i riu Beniamin Bezhani vinte nga një familje shumë e mirë dhe punëtore.

“Janë një familje që gjithmonë janë marrë vetëm me punë, ishin një familje shembull në Dukat. Nuk di asgjë se si mund të ketë ndodhur një ngjarje e tillë”, është shprehur një banore.

Njëri prej tyre shton se “nuk të vret njeri kot, dhe se diçka duhet të ketë bërë”.

“Pim kafe çdo mëngjes, famlija e parë në fshat. Edhe djali shumë djalë i mirë. Familje e mirë, mund të ketë bërë diçka djali. Ka faj ai djali pavarësisht se vdiq se nuk të vret njeri kot. I dëgjuam armët po menduam se ishin fishek zjarre.”- thanë fqinjët.

“Ne e njihnim për djalë të mirë e të qetë dhe të shkolluar” – thotë një banore tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dukat, në momentin që 27 vjeçari po kthehej për në banesë, ndërkohë autorët po e prisnin në pritë duke e ekzekutuar me breshëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat