Fansat vërsulen ndaj Ariola Demirit pas vallëzimit sensual në kishë

Showbiz

Fansat vërsulen ndaj Ariola Demirit pas vallëzimit sensual në kishë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 21:18
Arjola Demiri

Aktorja e njohur me rolin e ‘Xhbanes’ njëherit dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Arjola Demiri ka reaguar pas kritikave të shumta në njërin prej postimeve të saj në rrjetin social “Instagram”.

Ajo së fundi  u shfaq teksa vallëzonte në një kishë.

“Kulti nuk është vend ku pros**tutat bëjnë gjeste të tilla”, ishte vetëm njëri ndër qindra reagimet e lëna poshtë videos së aktore.

Videoja e saj ishte e shoqëruar me këngën “Nasty” të Dafina Zeqirit.

E një javë pas këtyre reagimeve, aktorja në fjalë ka zgjedhur t’iu përgjigjet shumicës së tyre.
"Shifni punët e moralin tuaj të lirë" ua ktheu ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat