Stoltenberg në Shkup, në mbështetje të referendumit për emrin - Bota Sot
Stoltenberg në Shkup, në mbështetje të referendumit për emrin

Shkupi

E premte, 21 shtator 2018

Stoltenberg në Shkup, në mbështetje të referendumit për emrin

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 09:40
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku në takimet me drejtuesit e institucioneve pritet të diskutojë për procesin e referendumit të 30 shtatorit, në të cilin duhet të vendoset për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kjo marrëveshje, që është arritur më 17 qershor, vlerësohet si vendimtare për procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ajo është ratifikuar në Kuvend, por duhet të marrë mbështetjen edhe në referendum, ndërsa më pas nevojiten edhe ndryshime kushtetuese.

Kreu i NATO-s, takimet në Shkup i nisi me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili njihet si kundërshtar i marrëveshjes për emrin, me arsyetimin se ajo “e rrënon identitetin maqedonas”.

Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, liderin e VMRO-së opozitare, Hristijan Mickovski, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera.

Ai do të qëndrojë edhe në një fshat të Shkupit për të përcjellë mesazhet se Maqedonia tani e ka shansin për mbylljen e problemeve shumëvjeçare dhe hapjen e rrugës për proceset euroatlantike.

Mesazhe të tilla, kreu i NATO-s ka përcjellë edhe gjatë vizitës në Shkup në janar të këtij viti.

Pas vizitës së kreu të NATO-s, të premten në Maqedoni do të arrijë për vizitë edhe kancelari austiak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizita e së cilës konsiderohet si historike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test