“Emri”, Kocias në fund të muajit mbërrin në Shkup - Bota Sot
“Emri”, Kocias në fund të muajit mbërrin në Shkup

Shkupi

E hënë, 18 qershor 2018

“Emri”, Kocias në fund të muajit mbërrin në Shkup

Më: 5 mars 2018 Në ora: 16:23
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas do të vijë në Shkup në gjysmën e dytë të muajit, ndërsa me vete do të sjellë edhe projekt-versionin grek për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Këtë e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev pas çka sipas tij do të ketë raund të ri të negociatave me ndërmjetësuesin e OKB-së.

Vijon raund i ri i negociatave, që do të mbahet në fund të marsit ose fillim të prillit, nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit, Metju Nimic. Deri atëherë ashtu siç dini pritet takim bilateral midis dy ministrave ngjashëm me takimin që ndodhi në Selanik. Për këtë takim, kemi paralajmërim se do të aterojë Kocijas javën e tretë ose të katërt të marsit, ku me ardhjen e tij në aeroportin e Shkupit do të mund të bëhen përpjekje të afrohen qëndrimet, të këmbejnë informata, të ndajnë pritje ose ngjashëm. Pas kësaj me gjasë do të ketë takime të reja liderësh ose takime të informimit të ndërsjellë dhe krijimit të strategjive – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ish kryeministri Lubço Georgievski kërkoi nga VMRO DPMNE-ja që të mbështesin Qeverinë në bisedimet për zgjidhjen e kontestit, pasi sipas tij, nëse çështja nuk zgjidhet tani, e njëjta një ditë do t’i mbetet VMRO DPMNE-së për zgjidhje. Nga ana tjetër, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos edhe një herë betonon kërkesën për ndryshim të Kushtetutës. Këtë herë Pavlopulos pretendon se kryeministri Zaev do të shkaktonte rrezik po të nënshkruante marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën.

Fillimisht ta ndryshojnë Kushtetutën, pastaj, kur të arrijmë në çfarëdo marrëveshjeje, në këtë marrëveshje do të ketë emër i cili nuk do të rrezatojë irredentizëm. Dhe kur themi irredentizëm mendojmë në tre gjëra: nuk mundet në asnjë rast ky emër të nënkuptojë ndryshim të kufijve. E dyta, nuk mundet ky emër të orientojë në përkatësinë etnike jashtë kufijve të IRJM-së. Dhe e treta, nuk mundet ky emër të udhëzojë në gjuhë jashtë kufijve, që do të shkaktonte të drejta të minoriteteve edhe në këtë sferë. Këto tre gjëra janë fakt – u shpreh Prokopis Pavlopulos, President i Greqisë.

Zv/ministri i mbrojtjes, Fotis Kuvelis tha se çështja duhet rrumbullakuar me një marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën do të përfshiheshin edhe ndryshimet kushtetuese.

Çka themi sot? Gjithsesi irredentizmi duhet të mbetet larg, duhet përcaktues i një emri që nuk do të krijonte konfuzione dhe çfarëdo çështjesh të tjera dhe gjithsesi është e nevojshme një marrëveshje ndërkombëtare që çon drejtë ndryshimit të cilave do ndryshime kushtetuese, të cilat e potencojnë irredentizmin nga ana e IRJM-së – deklaroi Fotis Kuvelis, Zv/ministër i Mbrojtjes së Greqisë. Në Greqi janë paralajmëruar protesta të reja, në rast se arrihet marrëveshje për emrin dhe nëse e njëjta nuk do të kalonte në referendum.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test