Bashkia e Shkupit teston autobus elektrik për transport publik - Bota Sot
Bashkia e Shkupit teston autobus elektrik për transport publik

Shkupi

E martë, 19 qershor 2018

Bashkia e Shkupit teston autobus elektrik për transport publik

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:33
Shkup

Bashkia e Shkupit do të testojë një autobust elektrik për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga muaji prill në linjën 15, nga Novo Lisiçe për në Karposh 4.

Marrëveshja është nënshkruar sot ndërmjet Bashkisë dhe kompanisë Chariot Motors. Pas testimit, autobusi do t’u ofrohet ndërmarrjes publike, ose kompanive private që ta blejnë.

Bëhet fjalë për një autobus me efikasitet energjetik, pra që harxhet pak rrymë dhe që nuk e ndot aspak ajrin.

Kryebashkiaku Petre Shilegov bëri të ditur se janë paraparë subvencione për eko-autobusë, me vlerë prej 100 milionë euro, si edhe për transportuesit privat, me vlerë prej 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test