I maskuar dhe i armatosur plaçkiti një zyrë banke në Shkup

Shkupi

I maskuar dhe i armatosur plaçkiti një zyrë banke në Shkup

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një bankë ka qenë cak i një plaçkitje në mëngjesin e sotë, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bllagoja Stefanovski” në Shkup, ku ndodhen zyrat e “Stopanska Banka”.

Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë bë zyra dhe nga të punësuarit ka marrë rreth 100 mijë denarë dhe 1500 euro.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e personit përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat