Janë hedhur 103 tonë kripë në rrugët e Qytetit të Shkupit

Shkupi

Janë hedhur 103 tonë kripë në rrugët e Qytetit të Shkupit

Më: 4 janar 2017 Në ora: 10:45
Ilustrim

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, gjatë natës kanë hedhur 103 ton kripë në bulevardet e qytetit dhe rrugët për të parandaluar paraqitjen e ngricave.

Ekipet e shërbimit me 10 automjete kanë intervenuar nëpër rrugët e qytetit dhe pikat kritike, veçanërisht në të gjitha urat, mbikalime, nënkalime dhe zonat e larta të Vodnos, Zhelezarës, si dhe në të gjitha të ashtuquajturat “pikat e zeza” në qytet.

Shërbimi i qytetit është duke e vëzhguar nga afër situatën në terren dhe ndërhyrjet e nevojshme.
Apelohet deri te qytetarët, qiramarrësit apo ata që kanë objekte, dyqane, që në përputhje me detyrimin ligjor të pastrojnë borën nga hyrja e ndërtesave ku veprojnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat