Infrastruktura, përmbytjet nxorën në pah dështimet

Shkupi

Infrastruktura, përmbytjet nxorën në pah dështimet

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 23:49
Infrastruktura

Moti i ligë që përfshiu rajonin e Shkupit nxori në pah dobësitë e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit. Shkakun për pasojat katrastofale nga moti, ekspertët e shohin në infrastrukturën jo-përkatëse të ujësjellësit, prerja e pakontrolluar e drunjve dhe mungesa e ekipimit kadrovik në institucionet kompetente.

Ndërsa gendja më kritike ishte në unazën veriore të Shkupit.

Milevski thotë se tek qarkorja duke pasur parasysh në vendin që gjendet duhet të ketë punime përkatëse në ujësjellës përskaj autostradës dhe nën të dhe të vazhdojnë deri tek kanalet më të mëdha të drenazhit ku do të derdhej uji.

Sipas ekspertëve, moti nuk mundej të parandalohej, por theksojnë një sërë lëshimesh, si paralajmërimi në kohë dhe parandalimi më i organizuar. Ata paralajmërojnë se fatkeqësisë e këtilla natyrore në vitet e ardhshme do të jenë më të shpeshta ndërsa kompetentët duhet menjëherë të ndërmarrin masa parandaluese dhe aktivitete për ballafaqimin dhe parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat