Ndalohet një 58-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër qendror

Shkupi

Ndalohet një 58-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër qendror

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Me datë 01.03.2024, në ora 06:55, në rrugën “Zendel Xhemail” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ për Kërkime në SPB Shkup kanë kërkuar O.B.(58) nga fshati Ognjanci, Shkup.

Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Personi është dorëzuar në stacionin e policisë në Gazi Babë.

Ai më pas do të dërgohet për vuajtje të dënimit në institucionin penal kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat