Digjet një veturë në Shkup, shkaktohen dëme materiale

Shkupi

Digjet një veturë në Shkup, shkaktohen dëme materiale

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Sot (30.11.2023) në SPB Shkup është raportuar se në ora 00:16 në rrugën “Vladimir Polezhinovski” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa regjistrimi të Manastirit në pronësi të shtetasit O.N. nga Manastiri.

Një ekip i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të munduar edhe shuarjen e zjarrit.

Nga SPB Shkup njoftojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rastit nëse ka qenë zjarr i qëllimshëm apo bëhet fjalë për aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat