Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë

Shkupi

Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat të cilët u helmuan me ushqimin e përgatitur në shtëpi, i cili përmbante pesticidin Lanate. Peta e kobshme me pesticid, mori jetën e njërit prej tyre, ndërsa dy personat e tjerë janë në gjendje të rëndë, njëri prej tyre është ende në koma.

Për momentin nuk dihet se si ka përfunduar helmi në ushqim.

“Fqinji i ka dërguar djalin dhe nusen, ndërsa ekipi ynë e ka marrë gjyshen. Sipas informacioneve, jetë ka ndërruar nusja, e cila është e moshës 47 vjeçare”, thotë doktor Gjorgi Karamanovski për Telma, i cili e ka marrë thirrjen në ambulancë më 15 tetor.

Ata janë helmuar pasi kanë ngrënë në shtëpi peta me presh, të cilën e kanë përgatitur vetë. Rasti i helmimit është raportuar në polici dy ditë më parë, më 17 tetor. “Në Klinikën e Toksikologjisë kanë raportuar se më 15 tetor janë sjellë tre persona, të gjithë nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i cili është përgatitur në shtëpi”, thonë nga MPB.

Pas përhapjes së lajmit se shkaku i helmimit ka qenë pesticidi, dr. Bekarovska ka deklaruar se nuk duhet të përhapet panik tek popullsia, sepse shkaku për helmim familjar dhe një jetë e humbur me pesticid, nuk është as preshi i spërkatur dhe as mielli.

Bëhet fjalë për për një helmim klasik aktual me këtë pesticid, ndërsa a ka qenë e qëllimshme ose rastësi duhet të tregojnë rezultatet nga hetimi, thotë Beqarovski. Nga policia thuhet se bëhet fjalë për zbardhjen e rastit. Përndryshe, pesticidi Lanate është i ndaluar në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat