Bashkia e Shkupit: 6 mijë punëtorë do të marrin rroga me rritje 10 përqind

Shkupi

Bashkia e Shkupit: 6 mijë punëtorë do të marrin rroga me rritje 10 përqind

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit ka vendosur që gjashtë mijë të punësuar në administratën e kësaj komune dhe në ndërmarrjet publike të kenë rritje të rrogës për dhjetë përqind.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka nënshkruar marrëveshje me sindikatën përfaqësuese në Qytetin e Shkupit përmes së cilës rrogat rriten për 10 përqind. Kryetarja Arsovska e realizoi premtimin për harmonizimin dhe rritjen e rrogave të punësuarve në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike”, njoftoi Bashkia e Shkupit.

Gjithashtu njoftuan që kjo është rritja e dytë e rrogës në këtë mandat, pasi në vitin 2022 të punësuarit në ndërmarrjet e Bashkisë së Shkupit panë rritje lineare të rrogave për 2800 denarë.

Me kërkesë për paga dinjitoze evropiane, rreth njëqind punonjës në administratën e gjykatës sot, si dhe ditët e kaluara, kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar kryqëzimin tek qendra tregtare “Mavrovka”.

Ata përsëritën kërkesat e tyre, që janë paga më të larta për 78 për qind të pagës minimale në shërbimin gjyqësor dhe 35 për qind shtesë në pagë për zyrtarët e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat