Shqiptohen 271 masa në Shkup, 69 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 271 masa në Shkup, 69 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:51
Policia

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa.

 Nga të cilat 69 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tetë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shtatë masa janë shqiptuar për kalim në semaforët të kuq, 16 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat