Shtatë vjet nga përmbytjet në Shkup

Shkupi

Shtatë vjet nga përmbytjet në Shkup

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Para shtatë vjetësh, më 6 gusht 2016 ka ndodhur një katastrofë natyrore, me ç’rast vërshimet kanë përmbytur lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit në Shkup, ku kanë humbur jetën 23 persona.

Pas këtyre vërshimeve, banorëve të këtyre lagjeve u janë dasur muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.

Gjatë 24 orëve, më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të ligë ka pasur mbi 800 vetëtima.

Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit.

Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar të prekurit nga vërshimet me 50 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat