Shkup, të mërkurën do të bëhet spërkatja e tretë ajrore kundër mushkonjave

Shkupi

Shkup, të mërkurën do të bëhet spërkatja e tretë ajrore kundër mushkonjave

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se të mërkurën (21.06.2023) do të kryhet faza e tretë e dezinsektimit të zonës së qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.

“Dezinfektimi ajror (faza e tretë) e zonës së qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 21.06.2023 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit”.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë”.

“Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat