Nga nesër fillon linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup

Shkupi

Nga nesër fillon linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup

Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Nga nesër fillon linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup. Fluturimi i parë do të realizohet në orën 05:30 kur avioni i kompanisë “Gulliver” duhet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Lidhja ajrore mes Shkupit dhe Sofjes është hapi i parë konkret i bashkëpunimit të paralajmëruar pas takimit të parë të kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, i cili u mbajt më 18 janar të këtij viti në vend.

Në mënyrë simbolike, fluturimi i parë me të cilin rifilloi linja ajrore u realizua më 11 të muajit të kaluar.

Ai shoqërohej nga një delegacion i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga Sofja në Shkup, i kryesuar nga ministri i transportit Bllagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollai Sabev.

Qëllimi është që Maqedonia dhe Bullgaria të lidhen më mirë. Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje të fqinjësisë së mirë, e cila duhet të rrisë bashkëpunimin në disa fusha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat