Problemet me rrymën në Shkup, aktivizohen agregatët në Klinika

Shkupi

Problemet me rrymën në Shkup, aktivizohen agregatët në Klinika

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Për shkak të ndërprerjeve të disahershme të energjisë elektrike në rajonin e Shkupit, në Klinikat e Qendrës Universitare “Nënë Tereza” janë marrë masa shtesë.

Të gjithë agregatët janë vënë në funksion, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Njoftojmë opinionin se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë pasdites në Shkup, në Qendrën Klinike në Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo pasojë në funksionimin normal.

Agregatët e Klinikave po funksionojnë pa probleme dhe kujdesi shëndetësor për pacientët nuk pengohet në asnjë moment”, shkroi Sali në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat