Furgoni i Policisë Kufitare përplaset me motorin, plagoset i moshuari në Shkodër - Bota Sot
Furgoni i Policisë Kufitare përplaset me motorin, plagoset i moshuari në Shkodër

Shkodra

E diel, 23 shtator 2018

Furgoni i Policisë Kufitare përplaset me motorin, plagoset i moshuari në Shkodër

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një i moshuar që lëvizte me një motocikletë mbeti i plagosur pasi u aksidentua me një furgon të Policisë Kufitare të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.

Policia njofton se mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë, Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor.

Një motor pa targa, i drejtuar nga H. B. 69 vjeç, banues në lagjen Liria, është përplasur me automjetin tip furgon i Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E, me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.  

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test