Detajet e frikshme: Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në masakër - Bota Sot
Detajet e frikshme: Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në masakër

Shkodra

E premte, 21 shtator 2018

Detajet e frikshme: Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në masakër

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:46
Arjan Ferracaku

Vrasja e Arjan Ferracakut në Shkodër mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë. Jo vetëm për faktin se bashkë me 30-vjeçarin kanë qenë edhe 5-6 persona të tjerë me kuaj, por edhe për një arsye tjetër edhe më të fortë.

Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije për BalkanWeb se jo shumë larg nga vendi ku ndodhi vrasja në zonën e Livadheve kanë qëlluar një grup turistësh të cilët kanë qenë aty për qejfin e tyre.

Një grup shtetasish nga Kosova kanë lundruar në liqenin e Shkodrës dhe më pas disa prej tyre jo shumë larg nga vendi ku ndodhi vrasja kanë bërë hipizëm me kuaj duke qenë se ishte pjesë e guidës turistike që kishin zgjedhur.

Sipas burimeve turistët nuk kanë qenë më shumë se afro 500-600 metra larg nga vendi ku mbeti i vrarë shtetasi Arjan Ferracaku. Në këtë mënyrë grupi prej rreth 15 turistëve kosovar shumë thjesht ka rrezikuar që ndonjëri prej tyre të marrë ndonjë plumb duke qenë se autori ka qëlluar në vijë të drejtë me një sasi të konsiderueshme plumbash. Një plumb i armës kallashnikov shkon deri në 3 kilometër ndërsa aftësia shpuese është deri në 1.5 kilometër.

Përveç rrezikut ndaj turistëve në këtë ngjarje, ata sipas burimeve të organit të akuzës kanë dëgjuar totalisht edhe krismat e armës në momentin kur autori ka qëlluar.

Sapo kanë dëgjuar të shtënat shtetasit kosovar janë alarmuar ndërsa janë gjendur në befasi nga frika se ndonjë plumb mund të përshkojë ndonjërin prej tyre. Burimet po ashtu tregojnë se një prej tyre është shoqëruar në policinë e Shkodrës dhe është marrë në pyetje qoftë nëse kanë parë autorin por edhe arsyet pse ndodheshin aty në atë moment.

Personi që udhëhiqte grupin e turistëve ka sqaruar se nuk kanë parë asgjë dhe se aty kanë qenë thjeshtë për qejf duke lundruar në liqen dhe duke bërë hipizëm me kuaj si pjesë e guidës së tyre turistike.

Prania e turistëve në afërsi të vendit ku u vra Arjan Ferracaku dhe marrja në pyetje është tentuar që të mbahet sekret nga forcat e policisë por burimet kanë treguar në lidhje me praninë e tyre aty. Sa i përket pjesës së turizmit kjo ngjarja natyrshëm që ndikon negativisht dhe mund të frikësojë turistët e tjerë të cilët mund të kenë të dëshirë të shohin bukuritë natyrore që ofrojnë periferitë e Shkodrës si në këtë rast tek brigjet e liqenit apo gjelbërimin mes livadheve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test