Qentë në pedonalen e Shkodrës, qytetarët të shqetësuar bëjnë apel për zgjidhje - Bota Sot
Qentë në pedonalen e Shkodrës, qytetarët të shqetësuar bëjnë apel për zgjidhje

Shkodra

E hënë, 23 korrik 2018

Qentë në pedonalen e Shkodrës, qytetarët të shqetësuar bëjnë apel për zgjidhje

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 14:09
Pamje nga video

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët e Shkodrës. Pedonalja e Shkodrës duket se kontrollohet nga qentë që gjenden në çdo pjesë.

Qytetarët thonë se një pjesë e mire e qenve janë agresiv dhe jo pak herë kafshojnë kalimtare duke rrezikuar edhe fëmijët. Banorët e Shkodrës bëjnë apel që institucionet përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problem.

Ndërkohë ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se institucionet justifikohen duke thënë se kafshët janë të vaksinuara. Burime nga urgjenca e spitalit jashtë kamere bëjnë të ditur se thuajse çdo ditë vijnë në spital njerëz për ndihmë mjekësore që kafshohen në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test