2 mijë ha tokë e përmbytur në Shkodër, FNSH në ndihmë të familjeve të izoluara

Shkodra

2 mijë ha tokë e përmbytur në Shkodër, FNSH në ndihmë të familjeve të izoluara

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:01
Shkodër

Rreth 1895 ha tokë është përmbytur në qarkun e Shkodrës nga reshjet e shumta të shiut që kanë mbuluar vendin ditorët e fundit.

Strukturat e Forcave të Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes kanë vazhduar operacionet për transportimin e komunitetit, rreth 125 banorë, nga fshati Obot për në fshatin Oblikë, dhe anasjelltas. Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes në këtë operacion janë angazhuar edhe 23 efektivë të FNSH.

Ndërsa situata në disa zonë të përmbytura në qarkun e Shkodrës është si më poshtë:

Bashkia Vau-Dejës.

Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 180 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur 70 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale.

Njësia Administrative Dajç:  Ka pasur 540 ha tokë të përmbytur. Në lagjen Zadrimë të fshatit Shirq u izoluan nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje.

Për lartësimin e argjinaturës së Pentarit është kërkuar që të ndërhyhet në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur 1100 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. 

Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Ujësjellsi Oblika 1 ka qenë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër me anë të 2 mjeteve autobotë ka bërë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur 5 ha tokë të përmbytur. Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat