Në Shqipëri, ndryshimet e jetesës në 20 vitet e fundit në fshat, kanë nxjerrë në pah nevojën për ruajtjen e një baze materiale që po shndërrohet në pjesë të trashëgimisë kulturore.
Kjo ka shtyrë disa banorë të njësisë administrative “Ana e Malit”, në Bashkinë e Shkodrës, të mbledhin objekte të zonës që po lihen në harresë dhe t'i ekspozojnë në një muze, brenda mjediseve të një shkolle.