I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Shkodra

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 10:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 32-vjeçar, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është vënë në pranga në Shkodër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin J. M., 32 vjeç.

Banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 7 muaj e 28 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat