Dy thasë me hashash në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Dy thasë me hashash në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 30-vjeçar është kapur në flagrancë në Shkodër teksa transportonte me automjet dy thasë me hashash.

30-vjeçari me iniciale N.M u kap me dy thasë brenda të cilave ndodheshin 35 kg kanabis.

Ai është ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

N,M., 30 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat