Përgjysmohet prodhimi i qepëve; fermerët e Shkodrës kërkojnë mbështetje

Shkodra

Përgjysmohet prodhimi i qepëve; fermerët e Shkodrës kërkojnë mbështetje

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një ritual që prej më shumë se 3 dekadash është i njëjtë. Dita e tij nis dhe mbyllet në bujqësi, duke punuar tokën dhe mbjellë produktet bujqësore, që janë karakteristikë për zonën.

Kujtim Plangaj është fermeri nga fshati Postribë i Shkodrës, që edhe këtë vit po bëhet gati të hedhë në treg 15 deri në 25 ton qepë, të cilat thotë se ndryshe nga vitet e shkuara sivjet ka sinjale pozitive për gjetjen e tregut të shitjes.

Ne jemi të kënaqur. Çmimi për ne është i mire, po për konsumatorin nuk e dimë sepse ndryshon.

Arsyet e përgjysmimit të prodhimit lidhen me emigrimin masiv dhe braktisjen e fshatrave, por edhe frikën e atyre pak fermerëve për gjetjen e tregut, pasi çdo vit gjysma e prodhimit ka shkuar dëm.

Është përgjysmuar prodhimi nga vjet , shumë kanë ikur  dhe tokat janë lënë të papunuara.

Plangaj tregon se mbështetja nga shteti ka munguar në gjithë këto vite dhe sot kërkesë kryesore është ndërtimi i një pike grumbullimi.

Ne duam një pikë prodhimi siç ka Lushnja përshembull që të çojmë prodhimin tonë.  Në të gjithë zonën e Shkodrës mungon një e tillë.

Pavarësisht vështirësive dhe pa mbështetje, toka e familjes Plangaj në Postribë nuk rri kurrë djerrë, por aty gjen thuajse të gjitha prodhimet e stinës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat