Situata pas përmbytjeve në Shkodër, 570ha tokë nën ujë dhe 5 familje të evakuuara

Shkodra

Situata pas përmbytjeve në Shkodër, 570ha tokë nën ujë dhe 5 familje të evakuuara

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

“Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 570 Ha (nga 1070 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne orën 10.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendence e nivelit te ujit është ne ulje.

 Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne orën 10.00), konkretisht në fshatrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 5 familje, gjithsej 20 persona

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithë kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve”- njofton bashkia Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat