Bërthama e tokës lëkundet çdo tetë vite e gjysmë - shkencëtarët më në fund e zbulojnë pse

Shkencë & Teknologji

Bërthama e tokës lëkundet çdo tetë vite e gjysmë - shkencëtarët më në fund e zbulojnë pse

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:45
Ky studim është botuar në revistën Nature Communications

Bërthama e brendshme e Tokës ende mbetet një mister i madh për gjeologët që dëshirojnë të kuptojnë funksionimin e thellë të saj.

Së fundmi, studiuesit shkencorë e kanë vërejtur se ajo priret të lëkundet por nuk kishin ndonjë ide pse.

Për të shpjeguar këtë fenomen, shkencëtarët nga Universiteti Wuhan i Kinës, kanë analizuar lëvizjet polare të planetit dhe ndryshimet e gjatësisë së ditës. Ata ranë në përfundimin se çdo 8 vjet e gjysmë, Toka e lëshon një sinjal, si rezultat i një “lëkundjeje” të brendësisë së saj.

Gjithashtu gjatë kohës që bërthama e saj lëkundet, ajo ndodhet 0,17 gradë larg boshtit rrotullues të Tokës.

Ky studim është botuar në revistën Nature Communications, dhe thuhet se mund të ndihmoj edhe në shpjegimin e fenomeneve tjera gjeomagnetike, edhe pse është vetëm një ndër disa teori.

Në vitin 2018, shkencëtarët me anë të një hulumtimi, zbuluan prova rreth ndryshimit të fushës magnetike të Tokës.

Dhe ndërsa njerëzit nuk mund të udhëtojnë në qendër të Tokës, gjeologët po vazhdojnë të analizojnë misteret delikate, qofshin zhurmat e tërmetit apo lëkundjet e ndryshme, për të kuptuar rreth zemrës së planetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat