Mijëra shkrimtarë u bëjnë thirrje kompanive të AI të respektojnë të drejtat e autorit

Shkencë & Teknologji

Mijëra shkrimtarë u bëjnë thirrje kompanive të AI të respektojnë të drejtat e autorit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Mijëra shkrimtarë u kanë kërkuar kompanive të AI që të kërkojnë leje përpara se të përfshijnë vepra të mbrojtura nga të drejtat e autorit në teknologjitë e tyre. Ndër autorët që publikuan një letër të hapur për drejtuesit e AI janë James Patterson, Suzanne Collins dhe autorja kanadeze Margaret Atëood.

“Miliona libra, artikuj, ese dhe poezi me të drejtë autori ofrojnë “ushqim” për sistemet e AI, për të cilat nuk ka asnjë faturë. Po shpenzoni miliarda dollarë për të zhvilluar teknologjinë e AI. Është e drejtë që të na kompensoni për përdorimin e shkrimeve tona, pa të cilat AI do të ishte jashtëzakonisht e kufizuar”, thuhej në letër.

Letra drejtuar OpenAI, Meta, Microsoft dhe kompanive të tjera të AI u nënshkrua nga novelistet fitues të çmimit Pulitzer Jennifer Egan, Michael Chabon dhe Louise Erdrich, si dhe autorë si Jonathan Franzen, Celeste Ng, Nora Roberts dhe Ron Chernow, raporton Anadollu.

Autorët u kërkuan drejtuesve të AI që të marrin leje për materialin me të drejtë autori në programet gjeneruese të AI dhe të kompensojnë shkrimtarët në mënyrë të drejtë për përdorimin e veprave të tyre në programet e AI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat