Nuk duhej të ekzistonte! Shkencëtarët zbulojnë misterin e planetit të ri

Shkencë & Teknologji

Nuk duhej të ekzistonte! Shkencëtarët zbulojnë misterin e planetit të ri

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:56
Planeti "8 Ursae Minoris b" u identifikua në vitin 2015 në Rrugën e Qumështit.

Një planet i ngjashëm me Jupiterin, i vendosur 520 vite dritë nga Toka, mund të jetë një mbijetues i pamundur, pasi sipas studiuesëve duhej të ishte shkatërruar. Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen se si planeti i njohur me emërtimin “8 Ursae Minoris b” ka mbijetuar, raporton CNN.

Planeti "8 Ursae Minoris b" u identifikua në vitin 2015 në Rrugën e Qumështit. Eksoplaneti rrotullohet rreth një ylli gjigant më të madh se dielli ynë i quajtur Baekdu, i vendosur në yjësinë e Arushës së Vogël ose "Ariu i Vogël". Ekzoplaneti "Jupiteri i nxehtë" i quajtur Halla mund të jetë rrotulluar rreth dy yjeve në të njëjtën kohë. Ndërveprimet mes dy yjeve mund të kenë ndihmuar Halla-n t'i mbijetojë një shpërthimi yjor.

Shkencëtarët shpjegojnë teoritë e tyre duke folur për fatin e sistemit tonë diellor. Toka dhe planetët e tjerë në sistemin tonë diellor rrotullohen rreth diellit, një yll i mbushur me gazra që digjen. Dielli është aktualisht ai që quhet xhuxh i verdhë dhe po djeg hidrogjen, por një ditë do të fillojë të vdesë. Kur kjo të ndodhë, ai do të bëhet një gjigant i kuq dhe do të zgjerohet ndjeshëm, duke konsumuar Mërkurin, Venusin dhe ndoshta Tokën.

Ai shkatërrim nga një yll në zgjerim është pikërisht ajo që duhet të kishte ndodhur me 8 Ursae Minoris b. Por një yll shoqërues duket se e ka shpëtuar planetin, shpjegon Marc Hon, i cili bëri vëzhgimet duke përdorur teleskopin hapësinor TESS.

Tani, astronomët po përpiqen të përcaktojnë nëse është e mundur që planeti t'i rezistojë një ngjarje kaq kataklizmike yjore. Shkencëtarët besojnë se gjigantët e gazit si ekzoplanetët e nxehtë të Jupiterit fillojnë të orbitojnë në një distancë më të madhe nga yjet e tyre pritës përpara se të migrojnë përfundimisht më afër. Por ky mund të mos jetë rasti për Halla, i cili rrotullohet rreth një ylli që evoluon me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat