Roboti transformues i Caltech mund të fluturojë, të ecë dhe të lëvizë si makinë

Shkencë & Teknologji

Roboti transformues i Caltech mund të fluturojë, të ecë dhe të lëvizë si makinë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:50
Roboti transformues i Caltech

Caltech ka krijuar një robot me një madhësi sikurse të lodrave që operohen nga distanca dhe mund të ndryshojë formën në momentin kur ecë, fluturon dhe kur vozitet.

Roboti M4 është i pajisur me elektronikë, motorë dhe një kompjuter të vogël që e lejon atë të vendosë se çfarë forme duhet të marrë për të lëvizur.

Ekipi që e bëri atë i dha robotit M4 rrota të mëdha që në sekonda mund të shndërrohen në diçka të ngjashme me rotorët e një droni.

M4 u projektua nga Mory Gharib, një profesor i aeronautikës në Caltech, në partneritet me Alireza Ramezani-n, një asistent profesor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin Northeastern.

Për të parë më shumë se si funksionon ky robot shikoni videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat