Zbulohet misteri i “kasolles” në Hënë

Shkencë & Teknologji

Zbulohet misteri i “kasolles” në Hënë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 00:37
“Kubi i Hënës”.

Misteri i vërtetë nga hapësira erdhi në tokë në fillim të dhjetorit, kur roveri kinez Yutu-2 filmoi një objekt në Hënë, i cili i ngjante një kasolle. Megjithatë, misteri tani është zgjidhur përfundimisht.

Roveri kinez u ul në sipërfaqen e Hënës në fillim të vitit 2019, si pjesë e misionit historik Chang’e 4.

Që atëherë, ai ka dërguar të dhëna interesante në Tokë dhe e fundit ka të bëjë me formën e pazakontë që ai zbuloi në satelitin e Tokës.

Për shkak se dukej se ishte një objekt në formë kubi, disa e quajtën atë “Kubi i Hënës”.

Megjithatë, kinezët e zgjidhën shpejt misterin. Yutu-2 u drejtua drejt “kubit” për të eksploruar një detaj që merr vetëm disa pikselë në pamje. Kjo do të thoshte se ishte e mundur që të ishte një iluzion optik, ose një njollë.

Megjithatë, pikselët mashtruan – kur roveri u afrua, ai filmoi – një gur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat