Rusia dëshiron ta eksplorojë “Venerën” bashkë me ShBA-në

Shkencë & Teknologji

Rusia dëshiron ta eksplorojë “Venerën” bashkë me ShBA-në

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:39
Planeti fqinj “Venera”

Planeti fqinj “Venera” është i ngjashëm në madhësi me Tokën, por është i mbështjellë me një mbulesë reje të dendur dhe për shkak të një efekti të fortë serë, ka disa qindra gradë celsius në sipërfaqe.

“Ne kemi rënë dakord me amerikanët për një mision të përbashkët në Venus”, tha kreu i agjencisë ruse hapësinore Roskosmos, Rogozin, në një intervistë.

Sipas tij së bashku është më e lehtë për t’iu qasur detyrës nga pikëpamja ekonomike dhe teknike, shkruan Deutschlandfunk.

“Probleme si ky mund të zgjidhen më lehtë së bashku duke përdorur talentin e shkencëtarëve tanë”, tha ai, duke shtuar se edhe ShBA-ja është e interesuar.

Rusia kishte njoftuar tashmë një mision në planetin “Venerë” vitin e kaluar. Në atë kohë, thuhej se një sondë mund të nisej në vitet 2027-2029.

Së fundmi, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të donin të eksploronin planetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat