​Amazon shkatërron miliona artikuj të ri të pa shitur çdo vit në Britani

Shkencë & Teknologji

​Amazon shkatërron miliona artikuj të ri të pa shitur çdo vit në Britani

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Gjigandi i shitjeve online Amazon shkatërron çdo vit miliona artikuj të pa shitur, megjithëse të reja e të papërdorura, zbulohet së fundmi në pamjet shokuese të një programi investigues në Britani.

Pamjet e filmuara fshehtas nga rrjeti ITV News tregonin shpërdorim të nivele të frikshme, dhe kjo në vetëm një nga 24 depot e saj në Britani.

Pamjet në Dunfermline tregonin sesi televizorë të rinj, laptopë, drone, tharëse flokësh, kufje të tipave të fundit, kompjuterë, libra apo maska, vendoseshin në kuti të posaçme ku shkruhej “për të shkatërruar”.

Produkte të pa shitura ose të kthyera nga klientët, mund të shpërndahen në grupe bamirësie apo për njerëzit në nevojë. Por në realitet ato ngarkohen në kosha gjigandë dhe merren me kamionë për t’u dërguar në qendra riciklimi.

Një dokument i impiantit të Dunfermline tregonte se brenda një jave 124.000 artikuj ishin shënuar “për t’u shkatërruar”, në një kohë kur vetëm 28.000 artikuj ishin etiketuar për “donacione”.

Përgjigja për këtë model absurd biznesi është se shumë kompani shitjesh vendosin të magazinojnë artikujt e tyre në depot e Amazon, por sa më shumë që ato qëndrojnë pa u shitur, aq më shumë rriten kostot e magazinimit dhe rrjedhimisht kompanive u kushton më pak t’i flakin artikujt sesa të vazhdojnë magazinimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat