Google lançoi ditën e djeshme programin eksperimental të Android 12 duke detajuar ndryshimet e pritura për versionin e ardhshëm madhor të sistemit operativ.
Ndërsa lançimi publik i sistemit operativ është ende larg, kompania si gjithnjë u jep përdoruesve të avancuar dhe entuziastëve një shans për të provuar të rejat përpara të tjerëve.
Ndërtimet eksperimentale beta janë më stabile sesa ato që ofrohet për zhvilluesit në fazat e hershme edhe pse kanë problemet e tyre gjithashtu.
Google tha se programi Android 12 beta është i disponueshëm për 20 modele smartfonësh nga 11 prodhues të ndryshëm.
Por procesi i instalimit ndryshon nga një pajisje tek tjetra dhe përdoruesit duhet të ndjekin udhëzimet e kompanisë.
Mëposhtë keni një listë të smartfonëve që janë pjesë e programit beta të Android 12:
Google Pixel 5
Google Pixel 4a 5G
Google Pixel 4a
Google Pixel 3
Google Pixel 3 XL
Google Pixel 3a
Google Pixel 3a XL
Asus Zenfone 8
OnePlus 9
OnePlus 9 Pro
OPPO Find X3 Pro
Realme GT (China)
Nokia X20
Sharp
TCL 20 Pro 5G
Tecno Camon 17
Vivo iQOO 7
Xiaomi Mi 11 Ultra
Xiaomi Mi 11
Xiaomi Mi 11i
Xiaomi Mi 11X Pro
ZTE Axon Ultra 5G
Nëse keni një prej smartfonëve të lartpërmendur, më shumë detaje rreth instalimit gjeni në uebsajtin e Android 12 beta. Rikthimi në Android 11 do të fshijë çdo gjë në telefonin tuaj.