Algoritmi i Instagram promovon lajmet e rreme

Shkencë & Teknologji

Algoritmi i Instagram promovon lajmet e rreme

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:12
Instagram

Ndërsa linja mes platformave të mediave sociale dhe mediave tradicionale fillon të eliminohet, rreziku i keqinformimit bëhet akoma edhe më reale. Është më e thjeshtë të vendosësh diçka në internet dhe ka shumë pak entitete që kontrollojnë faktet.

Instagram nuk është vendi i parë që shkoni për të lexuar lajmet por as nuk është diçka e padëgjuar. Madje një studim i ri tregon krejt të kundërtën.

Qendra Kundër Urrejtjes Dixhitale në SHBA dhe Britani ka kryer një studim mbi algoritmin e Instagram dhe gjetur se ky algoritëm rekomandonte informacione të rreme ndaj Covid-19 dhe përhapte teori kundër vaksinimit.

Konkretisht faqja Explore e Instagram apo funksioni Suggested Post dërgonin përdoruesit në informacione të rreme. Më keq akoma nëse ndërveproni me këto postime, pëlqni apo komentoni mbi to, do tu rekomandohen akoma më tepër përmbajtje ekstremiste.

Nga 104 postime të analizuara me informacione të rreme, 57.7% e tyre kishin të bënin me Covid-19, 21.2% më vaksinat, 12.5% me zgjedhjet në SHBA dhe 8.7% në lidhje me Qanon. Kjo qendër edhe në të kaluarën i ka kërkuar Facebook që të adresojë algoritmin e “keq” të Instagram ndërsa rrjeti social i ishte përgjigjur se testimet e kryera prej tyre kishin një numër shumë të vogël përdoruesish dhe nuk pasqyron ashtu siç vepron në të vërtetë algoritmi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat